Sela: Kjo është platforma e ASH-së

Ziadin Sela: Shteti i së drejtës, barazia, arsimi cilësor, shëndetësia, mirëqenia dhe siguria e qytetarëve, oferta e ASH për zgjedhjet e 12 Prillit.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sonte ishte I ftuar në emisionin Argument në MTV2, I cili foli për aktualitet politike.

Marketing

Në pyetjen e gazetarit se cila është oferta politike e Aleancës për Shqiptarët. Dhe cilat do të jenë thekset kryesore të Platformës politike të ASH kreu Ziadin Sela është tha se pikat Kryesore të Platformës dhe programit politik janë të njejtat pika jo vetëm për të qeverisur por edhe për ta ndaluar Migracionin I cili është në përmasa alarmante.

“Në qoftëse e mernin programin politik të 2016 e keni projektin shumë të përfolur të z. Albin Kurti në Kosovë për hapjen e tunelit mes Tetovës dhe Prizrenit, I njejti gjendët në programin politik të ASH. Program ynë brenda për brenda do të ngërthejë problemet reale me të cilat përballen qytetarët e Maqedonisë së Veriut por sidomos problemet e shqiptarëve ku edhe aludojmë të marrim vota .

Në përmendëm fenomenin e migrimit dhe kthimit të shpresës. Por duhet të konstatojmë këtë se njerëzit nuk largohen vetëm se ju mungon vendi I punës, por a një kategori njerezish që kanë vende pune dhe nje mirëqenie normale por nuk I kanë kushtet për arsimin e fëmijëve të tyre. Dhe një prind e bën këtë sepse detyra kryesore është një prind ta ris dhe ta shkollojë fëmijën e tij.

Si Aleancë për Shqiptarët do të angazhohemi në përmirësimin e cilësisë në arsim, duke i venduar theks drejtimeve profesionale. Do të fusim konceptim e seleksionimit të nxënësve , edhe ate kush mund të orientohet dhe ka kapacitete të shkojë në shkollë të lartë dhe kush duhet përfundojë duke mbaruar një shkolle zaanti në mënyrë që të aftësohet në një veprimtari të caktuar dhe të mund të hap një biznes të vogël dhe të mesëm dhe ta zhvillojë jetën këtu. Dhe jo si tani që kemi krijuar nje gjeneratë jo productive.

Nje segment tjetër që njerëzit ikin është edhe shëndetësia që njerëzit ikin nga vendi. Të gjithë ne jemi pacient potencial. Dhe këtu do të intervenojmë nëpërmjet programit tonë . Një segment tjetër, që njerëzit ikin është edhe siguria. Njerëzit ikin nga këtu sepse kriminilët ikin të lirë. Njerëzit ndjehen me të drejtë të rrezikuar sepse dilerë dhe vrasës shëtisin të lirë dhe nuk janë në burg dhe kjo është një pasojë e një sistemi gjyqësor të korruptuar” Ka përfunduar Kryetari Ziadin Sela.