Sela: Koalicioni me Thaçin shkon në favor të BDI-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, thotë se është i hapur për të diskutuar rreth çdo ideje për koalicion parazgjedhor, përfshirë edhe propozimet për një listë të përbashkët të gjitha partive ku do të bëjë pjesë edhe PDSH, njofton Shenja.

Marketing

Por, në emisionin e sontëm “Studio e Hapur”, Sela vlerësoi se koalicioni me Menduh Thaçi mund të nxijë imazhin e opozitës shqiptare dhe gjithë kjo sipas tij shkon në favor të BDI-së.

Këta të fundit Sela vlerëson se që tani i kanë të humbura zgjedhjet, ndërsa koalicionet thotë ai bëhen vetëm për të rritur dallimin.