Sela kontradikta me Gashin/ Njëri thotë nuk e kemi bllokuar pakon e ekonomike, tjetri thotë e kemi bllokuar pakon ekonomike!

Pas takimit të kryeministritë me opozitën shqiptare për ligjin e shtetësisë si dhe për zhbllokimin e pakos së pestë ekonomike, siç duket dyja palët kanë rënë në ujdi. Edhe pse kreu i ASH-së dje në një deklaratë ka thënë se ASH-AAA nuk e kanë bllokuar pakon e pestë ekonomike, dhe se kjo është propagandë e qeverisë.

Marketing

“Është gënjeshtër e madhe se ne po e bllokojmë pakon e pestë për ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve në krizën e nxitur nga Kovid-19, duke e kushtëzuar atë me Ligjin për shtetësi”, tha Ziadin Sela, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Por kështu nuk mendon kreu i AAA-së, Afrim Gashi. Ai pas takimit me kryeministrin ka deklaruar të kundërtën e kësaj që ka thënë Sela, duke thënë se nëse VMRO tërheq amandamentet për shtetësinë, edhe koalicioni ASH-AAA do t’i tërhjek për pakon ekonomike.

“I bëj thirrje VMRO-së të tërheq amandamentet për shtetësinë, pastaj edhe koalicioni jonë ASH-AAA do t’i tërhjek amandamentet për pakon e pestë ekonomike”, ka thënë Afrim Gashi.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Sela dhe Gashi kanë kontradikta të shumta me njëri tjetrin, pavarsisht se janë partner koalicioni./Tetovasot/

Marketing