Sela nuk e bën hesap Gashin edhe në sllogan vendos vetëm ngjyrat e ASH-së

Koalicioni Aleanca &Alternativa shpalosin slloganin për fushatën zgjedhore, “TASH është koha”. Siç shihet në këtë sllogan janë përdorur vetëm ngjyrat e ASH-së me këtë Ziadin Sela nuk e ka bërë hesap Afrim Gashin bashkë me Alternativën, përcjell TS.

Marketing

Nuk dihet se si do të jetë reagimi i aktivistëve të Alterantivës pas anashkalimit të ngjyrave partiake, apo Sela ka qëllim që pas zgjedhjeve ta shkri Alternativën në ASH siç bëri me koalicionin LR_PDSH- RDK-UNITETI.

Nga koalicioni ASH-AAA thonë se ky sllogan lidhet edhe me kohën, për të sjellë ndryshimin, për të sjellë drejtësinë, për të sjellë barazinë dhe lirinë e munguar, për rimëkëmbje ekonomike, për drejtësi sociale, për vende të reja të punës.

Ndryshe deri tani PDSH-ja ka dalur me slloganin “Vera vjen ka dera”, BESA dhe LSDM me slloganin “Mundemi” ndërsa BDI vazhdon me slloganin “PSE JO” ndërsa VMRO ende nuk ka dalur me asnjë sllogan deri tani.

Marketing