Sela nuk e përfill Afrim Gashin, sillet si lider i koalicionit

Zijadin Sela në diasporë nuk përbën më lajm sepse ai vetëm me vete e ka Afrim Gashin dhe jo kësaj rradhe Vesel Memedin dhe i thotë të njëjtat gjëra vetëm si lider i një partie tjetër informon TetovaSot.Por Sela në diasporë vetëm formalisht ka dikë në krahë sepse ai e ka anashkaluar tërësisht Alternativën e Gashit duke e bërë të ndjehet inferiorë dhe pa peshë .Zijadin Sela në ide ka vetëm atë që të quhet opozita e madhe ,opozita e vërtetë dhe ka shkuar së fundmi në diasporë ta promovojë kësaj rradhe jo LRPDSH-në,por ASH-në.

Marketing

Shqiptarët në diasporë duhet ta dijnë më parë se në cilën parti është së fundmi Sela përpara se të dijnë diçka tjetër përcjellë TetovaSot.Po t’a shikosh me vëmendje tubimin që mbajnë Sela dhe Gashi ,e sheh vetëm llogon e ASH-së dhe këtu është ajo që realisht nënçmon partnerin e koalicionit që ose është në siklet ose është komplet në “pozitë jashtë loje”.

Sela nuk ka dyshim që sillet si lider i koalicionit dhe do që të mbajë primatin ,të ekspozohet më shumë sepse në këto zgjedhje nuk bëhet vetëm betejë se kush vjen apo qëndron në pushtet ,por kush mbijeton dhe kush më fund të fundit mbetet opozitë për të vazhduar rrugëtimin politik.

Sela ka me vete Afrim Gashin por para njerëzve në diasporë shpërfaq flamurin e madh të ASH-së që shihet nga larg .
Sela dhe Gashi para disa ditësh nënshkruan një marrëveshje dy palëshe dhe në marrëveshjen e nënshkruar thuhet se koalicioni ASH-AAA do të garojnë me një llogo të përbashkët .Në takimet me diasporën në Danimarkë,Gjermani dhe Zvicër faktet flasin se ato ishin një promovim i ASH-së ndërsa Alternativa kishte fizikisht vetëm liderin dhe asgjë tjetër që merrte fjalën pasi t’a kishte mbaruar prijësi Sela.

Marketing