Ziadin Sela, lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH) sot reagoi në lidhje me mungesën e ftesës në takimin Zaev-Micskosi, që nisi dje në mbrëmje dhe zgjati deri në orët e para sot, transmeton Portalb.mk.

“Për ASH nuk do të pranohet kurrfarë marrëveshje në të ardhmen që do të arrihet vetëm mes një blloku të partive politike. Koncepti katër parti më të mëdha politike, dy nga partitë politike maqedonase dhe dy nga partitë politike shqiptare duhet të vazhdojë”, tha Sela.

Sela deklaroi se si opozitë shqiptare duhet të kyçen në temat si regjistrimi i popullsisë, Kodin Zgjedhor dhe PSP-ja, për të cilën kanë parashtruar rreth 30 amendamente. ASH propozoi që në të ardhmen me PSP-në të udhëheqë prokuror nga jashtë, më saktë nga vendet e BE-së apo të SHBA-së.

evn