Sela për vizitë pune në Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve

“Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të punës, realizoi vizitë në Drejtorinë e Ekzekutimit të Sanksioneve (DES), ku realizoi takim pune me Jovica Stojanoviq, drejtor i DES-së.

Marketing

Në takim, drejtori Sela me bashkëbiseduesin e tij shkëmbyen qëndrime rreth nivelit të deritanishëm të realizimit të obligimeve që burojnë nga dispozitat e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, nga ana e DES-së, si edhe në shtëpitë ndëshkuese-korrektuese në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Palët u pajtuan se është i nevojshëm dinamizim i realizimit të obligimeve dhe se AZGJ-ja me kapacitetet e saj mbetet e hapur për bashkëpunim dhe mbështetje të DES-së për të gjitha çështjet që burojnë nga zbatimi i zgjidhjes së re ligjore të përdorimit të gjuhëve.

Ky takim është në të mirë të përshpejtimit të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve nga ana e institucionit të lartpërmendur ku ka ngecje në këtë drejtim.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës.