Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në intervistën për Alsat-M ka folur për ndryshimet kushtetuese, për bashkëpunimin me partitë e tjera politike dhe zgjedhjet e parakohshme.

“Kërkojmë zgjedhje të përkohshme sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe këtë mund ta arrinim kur u deshën numrat për qasjen në ndryshimet kushtetuese por ne vlerësuam interesin që kemi ne si popuj në Maqedoni, stabilitetin regjional dhe hapjen e perspektivave të vendit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe të mos ngelemi një gropë e zezë në mes të Ballkanit, u shpreh Sela.

Duke folur për ndryshimet kushtetuese dhe amendamentet për heqjen e 20 % në Kushtetutë, Sela tha se gjasat janë të vogla që të ndërrohet kjo por ai bëri të ditur se ASH do të marrë vendime konkrete se çka më tej.

“Aleanca për Shqiptarët vendimet ne veta do t’i bëj publike në momentin që do të jemi të ndodhur para asaj situate politike. Besoj përsëri se do t’i thirret arsyes dhe një pjese të ndryshimeve kushtetuese që do të propozoj Aleanca do të pranohen, shpresoj të pranohen në këtë fazë”, theksoi Sela. Ai u shpreh se nuk është e mjaftueshme vetëm përfshirja e Marrëveshjes së Ohrit në Preambulën e Kushtetutës, por duhet edhe gjuha shqipe. “Marrëveshja e Ohrit është dokument i cili është krijuar në kushte lufte, ne nuk duhet të ndalemi dhe të bazohemi vetëm tek ajo marrëveshje që ndaloi konfliktin. Nevojat e qytetarëve nuk janë statike. Ato janë dinamike dhe nevojat dhe të drejtat e tyre nuk duhet të ndalen vetëm në ato të 2001”, deklaroi Sela.

Ai theksoi se do te bashkepunoj me te gjitha partite ne vend, por se kurr nuk od ta marr rolin e servilit dhe sherbetorit. “Do të bashkëpunoj me ata që do ta pranojnë platformën dhe programin e ASH-së, por asnjëherë nuk do të pranojmë të marrim rolin e servilit dhe shërbëtorit të partive maqedonase ashtu siç po bëjnë tani dhe në periudhat e kaluara”, deklaroi mes tjerash Ziadin Sela.