Sela: Shteti i së drejtës nuk i duhet Makronit dhe Francës, por qytetarëve!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot komentoi zhvillimet e fundit të Samitit të Brukselit duke theksuar se kërkesat e Bashkimit Evropian ndaj Maqedonisë së Veriut janë kërkesa të cilët janë në të mirë të qytetarëve.

Marketing

Sela shtoi se shtet i së drejtës nuk i duhet Makronit dhe Francës por qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Bashkimi Evropian ato kërkesa që kanë ndaj nesh si shtet janë kërkesa të cilët janë në të mirë të qytetarëve të vendit. Shteti i së drejtës nuk i duhet Makronit dhe Francës por i duhet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Marketing