Sela: S’kishte alternativë tjetër por NATO-s, mungoi unifikimi shqiptar për të bërë më shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese ka theksuar se nuk kishte alternativë tjetër përpos NATO-s dhe se sipas tij, në kuadër të ndryshimeve që u bënë ka mundur të bëhej edhe më shumë në rast se do të kishte unifikim të partive shqiptare.

Marketing

“Nuk kishte alternativë tjetër, përveç se të vazhdojmë rrugën drejt NATO dhe BE-së. Kuptohet që ne arritëm që ti fusim ca ndryshime në kuadër të këtij procesi. Bëmë me dije se nuk ka të pandryshueshme. Ne dham kontributin tonë që kjo shoqëri të bëhet më e barabartë. Ka mundur të bëhet më shumë, por fatkeqësisht mungoi unifikimi i faktorit politik shqiptar, flas edhe për ato që janë në Qeveri.”, theksoi Sela.