Lideri i ASH, Ziadin Sela eshte pare sot në mengjes duke dalë nga ambasada e SHBA-ve në Shkup. Nga partia e Selës as nuk e mohuan e as nuk e komfirmuan nje informacion të tillë. Por siç mësohet në folus kanë qenë shqetësimet dhe kërkesat e ASH-sê, të shprehura ditë më parë përmes një konference me mediat.

Nga ASH informuan se Sela do të ketë ditët në vijim takime intenzive me ambasador të huaj me relevancë në vend, për ti bindur në kërkesat politike të shqiptarëve që kanë të bëjnë me ndryshimet kushtetuese, si dhe për mundësinë e referendumit që të jetë i sukseshëm, dhe për ngjarjet e fundit që LSDM dhe BDI, nuk e pamundësuan ASH si parti opozitare të përfaqësohet nga përfaqësuesi i saj në KQZ.