Sela takon Kryetarin e PD-së Lulzim Basha

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i shoqëruar nga Sekretari
Gjeneral Arben Taravari dhe Nënkryetari Vullnet Ferati ka qëndruar në
Tiranë ku është pritur nga Kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Marketing

Takimi Sela-Basha është realizuar në një atmosferë vëllazërore,kurse
temë diskutimi kanë qenë tema të shumta, siç është kriza me
pandeminë,situata politiko-ekonomike,proçesi i intergrimit në BE etj.

Kryetari Sela fillimisht e ka njoftuar nikoqirin Basha për ecurinë e
zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut me çrast Basha ka uruar
Selën për rezultatin e shkëlqyer të koalicionit Aleanca për Shqiptarët
dhe Alternativa.

Sela dhe Basha u pajtuan se e vetmja rrugë për të dy vendet tona është
anëtarësimi në BE,ata gjithashtu shprehën gatishmërinë për të ndihmuar
këtë proçes shumë të rëndësishëm me çrast u pajtuan se bashkëpunimi
rajonal është shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e rajonit drejtë
anëtarësimit të plotë në BE.

Takimi i Kryetarit Sela me Kryetarin e PD-së Basha ishte në vazhdën e
takimeve dhe bashkëpunimit të rregullt mes dy subjekteve politike.