Sela: Të premten në protesta për Feta Alimin

Liria është e drejta më sublime e një individi por edhe e një populli. Për derisa kjo cënohet nuk mund të flasim për vlera perëndimore në vendin tonë.

Marketing

Feta Alimi që të gjithë ne me veprën e tij e njohëm si njeri human, guximtar, që i ndihmoj mbijetesës së idesë për liri dhe demokraci dukë vënë në rrezik jetën e tij dhe jo vetëm, sot me të padrejtë ndodhet në paraburgim dhe ngarkohet me veprën terrorizëm.

Sot jemi të gjithë ne jemi familja e Feta Alimit, dhe jemi të goditur po aq rëndë për padrejtësinë që po i bëhet mikut tonë Feta Alimit.

Vetëm në Maqedoninë e Veriut një shpëtimtar dhe një hero, proceset politike gjyqesore mund ta ngarkojnë me veprën terroizëm, duke e terrorrizuar veprën e tij dhe sakrificën që e bëri, ate që nuk e bënë organet kompetente siç ishte policia dhe njesitet e shumta speciale të policisë për ta siguruar rendin dhe qetësinë pë ti siguruar jetët e deputetëve.

Sot shumë kush është i lirë për natën e trishtë të 27 Prillit, madje edhe ata deputetetë që hapën dyert e shumta të Kuvendit.

Andaj i ftojmë të gjithë qytetarët , antarët dhe aktivin politik të ASH dhe të subjekteve tjera që më datë 22.03.2019, Sheshi “Skëndërbe” Shkup, në mënyrë të qetë dhe të denjë ashtu sic eshte Feta Alimi të protestojmë duke kërkuar liri për Feta Alimin, për heroin e fundit që u sakrifikua për të ardhmen e këtij vendi , për stabilitetin ndëretnik duke e shpëtuar jetën Kryetarit të ASH Ziadin Sela.

Aleanca për Shqiptarët!

Marketing