Sela vizitoi BNU “Shën Klimenti i Ohrit”

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës së RMV-së (AZGJ), Ylber Sela, vizitoi Bibliotekën Nacionale dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit”, ku pati një takim pune me Frymëzim Dautin, drejtor i këtij institucioni.
Me këtë rast, drejtori Sela shprehu mirënjohjen për takimin, si dhe gatishmërinë e AZGJ-së për bashkëpunimin ndërinstitucional, për mendime këshilluese, për konsultime dhe përkrahje të punës së BNU “Shën Klementi i Ohrit”.
Nga ana tjetër, Dauti informoi homologun e tij se bibliotekës i mungon personeli për përkthim dhe korrigjim në gjuhët zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se do të bëhen përpjekje që me burimet e brendshme në dispozicion të bibliotekës, të sigurohet respektimi i dispozitave të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.
Palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar më tej dhe për të promovuar bashkëpunimin e mirë midis dy institucioneve.

Marketing
Marketing