Selami: 15 mil denarë për rrugën Nerasht – Dobrosht, sot inspektova punimet

Zëvendës drejtori i Agjencisë për zhvillim të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Abdulselam Selami sot ka qëndruar për vizitë në komunën e Tearcës ku nga afër ka ndjekur punimet që po realizohen në projektin e rrugës nga fshati Nerasht në drejtim të fshatit Dobrosht, projekt ky që kushton 15 milion denarë dhe financohet nga kjo agjenci.

Marketing

‘Po zhvillojmë vendet rurale! Zhvillojmë gjithë Pollogun. Sot në Komunën e Tearcës bashkë me kryetarin e Komunës z. Asani dhe sekretarin shtetërorë në bujqësi Nefrus Celiku inspektuam rrugën që lidh fshatin Nerasht dhe Dobrosht. Projekt i miratuar dhe i financuar nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural në vlerë mbi 15 milion denar me sipërfaqe 1600 m2. Me shëndet për banorët e Nerashtit dhe rrethinēs’, thekson kështu zëvendës drejtori Selami.

Marketing