Selami : 20.000 euro për bujq të ri nga shpallja publike që u hap sot

Zv/drejtori i Agjencisë për mbështetje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abdul Selam Selami,njofton se sot Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural publikoi Shpalljen publike nr.01/2020 për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga Programi për mbështetje financiare në zhvillimin rural për vitin 2020
🔴Lëndë e kësaj shpallje është dhënia e mbështetjes financiare për masën 113 “Mbështetje për nxitjen e prodhimit bujqësor”, ku vlera maksimale e kostove të pranueshme është deri në 💰1.200.000,00 denarë për çdo përfitues individual, dhe mjetet jepen për periudhën e realizimit të planit të biznesit dhe paguhen në nivel vjetor deri në tre këste (vjet).
🔴Të drejtë në shfrytëzimin e mjeteve kanë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave, në përputhje me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural.
🔴Mjetet janë dedikuar për investime në furnizimin e mjeteve themelore të reja, kostot operative në lidhje me mjetet e furnizuara dhe kostot e tjera të parashikuara me Programin e Mbështetjes Financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2020.
🔴Aplikimet paraqiten në mënyrë elektronike pas regjistrimit në e-baranje.ipardpa.gov.mk , pastaj i gjithë dokumentacioni i kërkuar dorëzohet në arkivin e agjencisë, çdo ditë pune nga 08:00 – 16:00.
🔴Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 10.03.2020.
🔴Për informata më të detajuara ndiqni web faqen www.ipardpa.gov.mk. https://www.facebook.com/474630819688802/posts/778741675944380/

Marketing