Selami: 40 milion denarë investim në Komunën e Studeniçanit!

Karvani i llogaridhënies së funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, vazhdon në Komunën e Studeniçanit.
Zv/ drejtori I Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural,
Abdul-Selam Selami tha se një nga aktivitetet që u zhvilluan sot, është edhe promovimi i rrugëve , të cilët financohen nga Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.
‘Kjo rrugë ku jemi tani , lidh fshatin Studeniçan me rrugën rajonale.Po në këtë fshat ,më larte kemi projekt tjetër që lidh Studeniçanin me fshatin Moranë , projekt ky që kap vlerën mbi 15 milion denarë . Në këtë komunë kemi edhe investim të ri , rrugë e cila pas 50 viteve ndërtohet në Karshiakë, është rruga që lidh fsjatin Koliçan i Epërm me fshatin Uji i Kuq .Investimi në këtë komunë, kap vlerën 40 milion denarë , Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural së bashku me ministrinë e Bujqësisë.

Marketing

Llogaridhënia në Komunën e StudeniçanitAbdyl-Selam Selami, Zv.Drejtori në Agjencinë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.Investim në Komunën e Studeniçanit rreth 40 milion denarë

Publiée par Aktuale sur Samedi 25 janvier 2020