Selami: Afati i fundit për masën 1, “Investime në mjetet materiale të ekonomive bujqësore” nga programi IPARD 2 përfundon edhe një javë

Zv.drejtori i Agjensionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, Abdulselam Selami njofton se afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për masën 1, “Investime në mjetet materiale të ekonomive bujqësore” nga programi IPARD 2 përfundon edhe një javë
🔵Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural u rikujton të gjithë atyre që janë të interesuar të parashtrojnë kërkesë për masën 1 “Investime në mjetet materiale të ekonomive bujqësore” se afati i fundit për paraqitjen e kërkesave është 1 gusht 2020.
🔵Të gjithë ata që janë të interesuar të përdorin mjete nga programi IPARD 2 duhet të paraqesin dokumentacionin e plotë në arhivin e agjencisë apo nëpërmjet postës në adresën e agjencisë – bul. “Brigada e 3-të Maqedonase” Nr 20, 1000 Shkup.
🔵Kjo masë ka për qëllim dhe ofron mundësinë për realizimin e investimeve në sektorët: prodhimtare blegtorale, përpunim dhe marketing të drejtpërdrejtë të prodhimit individual bujqësor, prodhim të energjisë nga burime të rinovueshme për konsum të vet, ndërsa traktorët nuk janë një investim i pranueshëm në këtë thirrje.
🔵Ndihma financiare me kërkesë individuale jepet si një grant i pakthyeshëm në shumën prej 6️⃣0️⃣% të vlerës së totalit të kostove të investimeve të pranueshme për këtë masë. Përqindja rritet në 6️⃣5️⃣% për investime në ekonomitë bujqësore, të menaxhuara nga bujq të rinj (individë të moshës 18 deri në 40 vjet në ditën e paraqitjes së kërkesës për mbështetje financiare) dhe 7️⃣0️⃣% për investime në ekonomitë bujqësore në zonat malore.
🔵Mbështetja totale financiare në këtë thirrje publike është 9,216,693 euro ose 568,147,394 denarë.
🔵Përmes përdorimit të mjeteve IPARD 2, Republika e Maqedonisë së Veriut do të sigurojë arritjen e standardeve të Bashkimit Evropian në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit, shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit, sigurinë në punë, shëndetin dhe mbrojtjen e bimëve dhe kafshëve, mirëqenie të kafshëve, si dhe mbështetje për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale dhe ekonominë rurale në tërësi- thotë Selami.
Marketing