Selami: Bletaria është degë që ka kontribut të rëndësishëm në sektorin bujqësor dhe ruajtjen e mjedisit jetësor

“Sot në qytetin e Tetovës, shoqata e bletarëve “Qyteti i bletëve” organizoi Festivalin 2 ditor te mjaltit nën moton “Ditët e ëmbëla të Tetovës” i cili ka për qëllim promovimin e bletarisë, traditën e gjatë në prodhimin e mjaltit dhe nus produkteve te ti. Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, është e përkushtuar fuqimisht për zhvillimin e kësaj dege të rëndësishme, nëpërmjet Programeve për Mbështetje Financiare në Bujqësi, Programit për Zhvillim Rural dhe përmes Programit IPARD, të cilat direkt stimulojnë rritjen e familjeve të bletëve dhe kapacitetin e përgjithshëm të sektorit të bletarisë.” – shprehet Çeliku

Marketing

“Nën moton “Ditët e embla të Tetovës” e organizuar nga Shoqata e bletarëve “Qyteti I bletave” me kryetar Driton Dikena sot në Tetovë bashk me Kryetarën e Tetovës znj. Teuta Arifin , sekretarin shtetror në Ministrin e bujqesis z.Nefrus Nefrus Celiku dhe drejtorin e Agjencis për nxitje të bujqësis z. Elgafar Jusufikishim nderin që ta hapim këtë manifestim shumë të rëndësishëm duke e ditur vlerën e bletarisë dhe produktit mjaltit në dobitë që dalin nga I njejti.

Gjithashtu u ndanë Mirënjohje nga ana e Shoqatës për të gjithë ata që kontribojnë që ky sektor I bujqësis të mer hov dhe të gjej vendin aty ku edhe I takon.

Pjesë nga fjalimi i Drejtorit Abdul-Selam Selami i mbajtur para bletarëve:

Bletaria është degë që ka kontribut të rëndësishëm në sektorin bujqësor dhe ruajtjen e mjedisit jetsor. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Agjenciot për perkrahje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural, është e angazhuar fuqimisht në zhvillimin e kësaj dege të rëndësishme bujqësore.
Nëpërmjet Programeve për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Programeve për Zhvillim Rural dhe Programit IPARD, ne krijojmë përkrahje institucionale për bletarinë, e cila drejtpërdrejt stimulon rritjen e familjeve të bletëve dhe kapacitetin e përgjithshëm të bletarisë si degë shum e rëndesishme.

Vet fakti se kemi rritje te numri i familjeve të bletave tregon se qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjenciot për perkrahje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural ësht e angazhuar fuqishëm për zhvillimin e kësaj dege.
Numri i familjeve të bletëve në tre vitet e fundit është rritur dhe sipas të dhënave të fundit për subvencionet për 2018 numrui i përgjithshëm i familjeve të bletave i paraqitur është 240,000 familje, për vitin 2017 numri përgjithshëm i paraqitur është 224,800 familje.” – shprehet Selami