Selami: Bujqësia ngadalë po rikthehet në vendin tonë

Zv. Drejtori në Agjencionin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abduselam Selami vazhdon vizitat në rajonet e ndryshme duke informuar nga afër bujqit për projektet dhe mjetet që ofron institucioni që ai drejton.

Marketing

Selami sot ka qëndruar në fshatin Sfillare e Epërme në komunën e Sarajit ku ka vizituar bujkun Islam Matnjani.

✅Sot vizit tek Islam Matnjani një bujk në Svillare të Epërme të Komunës së Sarajit.
Knaqsi e veqant kur shef që bujqësia në çdo rajon ngadal rikthehet.

✅Të mbjellura shalqinjë , misër, grurë në një rajon të vështir mirëpo vullneti i mirë nga z.Matnjani kishte bërë që ky vend të jep produkte cilësore.
❗Përveq të mbjellurave z.Matnjani sot është edhe një blegtor i suksesshëm me mbi 600 dhen dhe 50 lopë !

✅Nga afër e informova se çfarë finanson Agjencia për mbështetje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural për modernizim të maqinerive bujqësore, fondet IPARD si dhe subvencione nga pagesa direkte.
❗Bujqësia ngadal po rikthehet në vendin tonë 💚, ka shkruar Selami në facebook.

Marketing