Selami: DAP edhe sot në frymën e humanizmit – dhurimi i gjakut mund të shpëtojë jetë!

Pas akcionit të djeshēm humanitar për Klinikën infektive në Shkup, Zv/drektori i DAP-it Abdulselam Selami njofton se kz institucion  edhe sot ka vazhduar të kontribuojë në sferën e humanizmit.
‘Sepse nisemi nga fakti se humanizmi është vlerë njerëzore dhe duhet nisur nga vendi ku veprojmë.
Këto ditë të vështira për globin dhe njerëzimin në veçanti, jemi të bindur se vetëm bashkë duke përkrahur njēri tjetrin mund të tejkalojmë të gjitha sfidat.
Njē falenderim i veçantë për tē gjithë punonjësit në Drejtorinë për të ardhura publike, të cilët në bashkëpunim me Kryqin e kuq po realizojmë këtë akcion humanitar për dhurimin e gjakut. Ne si drejtues të institucionit mbështesim plotësisht akcionet e tilla humanitare, të cilat jo vetēm që japin vlera njerëzore,por edhe ndjenjë përgjegjësie shoqërore’- thotë Selami .