Selami dhe Asani nënshkruan kontratë me vlerë 15 milion denar

Sot në hapësirat e Komunës së Tearcës kryetari Isen Asani bashkë me z. Abdul-Selam Selamin, zv. drejtorin e agjensionit pagesor për përkrahje financiare të komunave rurale për zhvillimin e bujqësisë, patën nderin që të firmosin kontratën në vlerë rreth 15 milion denarë për bashkëpunim për përmirësimin e kushteve bujqësore në sferën e infrastrukturës rrugore!

Marketing

Konkretisht bëhet fjalë për rrugën nga fshati Nerasht në drejtim të fshatrave Dobrosht, Gllogjë dhe Përshefcë që do lidhet me rrugën rajonale Përshefc-Jegunovcë!
Ashtu si jemi zotuar, poashtu edhe po veprojmë, lehtësojmë qasjen e banorëve të Komunës së Tearcës nëpër tokat bujqësore, synim ky që zhvillon dukshëm bujqësinë dhe hap mundësi të reja zhvillimore për prodhimtari në sferën e agroprodukteve!” – Zyra për informim Komuna e TEARCËS

Marketing