Selami dhe Ramadani:Plasmani i produkteve bujqësore të bëhet nëpërmjet Qendrave grumbulluese distributive

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami,  zhvilloi sot një takim pune me Drejtorin e NP AgroBerza z.Nimetulla Ramadani.
Selami dhe Ramadani bashkëbiseduan reth çmimeve të produkteve bujqësore në vend dhe plasmanin e produkteve bujqësore jasht vendit.
Poashtu ,në fokus te takimit ishte edhe çështja  se cila është mënyra më efikase për plasman të produkteve nëpër tregje europiane, dhe u konstatua se mënyra më efikase është nëpërmjet qendrave grumbulluese distributive , të cilët për fat të keq tek ne janë në numër të vogël dhe kryesisht për një ose dy produkte që prodhohen në vend.
“Gatishmëri ka nga të dy anët , edhe nga Agjencia për mbështetje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural por edhe nga NP AgroBerza për bashkpunim të ndërsjellt me qëllim të vetēm për një zhvillim të bujqësis dhe ndihmë për fermerëve”- tha Selami.

Marketing