Selami: Ditën e veçantë të javës, e nisim me njerëz të veçantë!

Sot në zyrat e DAP me kënaqësi të veçantë mirëprita Ertan Shaqirin – Kryetar i Shoqatës SOS-Vita, shoqatë kjo e cila graviton në Qytetin e Shkupit dhe trajton nevojat e personave me nevoja të veçanta. Njëherit, dua përmes këtij postimi t’i inkurajoj Kompanitë në vend që nëpërmjet donacioneve dhe sponzorizimeve, një pjesë të tatimit të fitimit të tyre të ndjajnë për organizatat e tilla, të cilat janë shpresë dhe përkrahje e pakontestueshme për personat me nevojat e veçanta. Solidarizimi dhe humanizmi janë vlera njerëzore dhe shoqërore, të cilat çdonjëri nga ne duhet ti ketë prioritet në hapësirat ku veprojmë!, njoftoi Zëvendësdrejtori në Drejtorinë për të ardhura publike Abduselam Selami.

Marketing