Selami: Inspektime DAP dhe Inspektorati i punës për punëdhënsit që nuk kan paguar rrogat

➡️ 245 punëdhënës të cilët kanë pranuar mbështetje financiare për pagesë të rrogës së nëntorit në shumë prej 12.208.833 denarë, nuk e kanë paguar për 782 të punësuar

Marketing

➡️351 punëdhënës për dy ditë kanë kryer pagesën e rrogës pasi kanë marrë paralajmërim nga DAP.

Është ulur numri i kompanive të cilët morën mbështetje financiare për pagesë të rrogës së tetorit, dhe të njëjtën nuk ua kanë paguar punëtorëve. Ky numër është ulur nga numri fillestar 179 kompani në 17 kompani, të cilët për 41 të punësuar kanë marrë mbështetje financiare prej 641,206 denarë.
Është ulur edhe numri i punëdhënësve të cilët e kanë borxh rrogën pë muajt prill, maj dhe qershor, me situatën e datës 31.12.2020; Rrogë të muajit prill nuk kanë paguar 50 kompani për 108 të punësuar, rrogë për muajin maj nuk kanë paguar 38 kompani për 66 të punësuar dhe rrogë të qershorit nuk kanë paguar 64 kompani për 160 të punësuar.

Në dhjetor të 2020 DAP dhe ISHP zbatuan kontrolle në mbi 30 obligues tatimorë të cilët shfrytëzuan mbështetje financiare, ndërsa nuk paguan rroga për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2020 me shumë totale prej 1,827,690 denarë për një apo më shumë muaj.

➡️ Në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Punës, përveç këtyre kontrolleve për mbështetje financiare, do të realizohet еdhе inspektimi tek kompanitë të cilët kanë paguar rroga më të ulta se minimalja në pajtim mr ligjin, ndërsa lista e kompanive të cilët kanë pranuar shumë të mbështetjes financiare, ndërsa nuk kanë paguar rrogën punëtorëve, do të dorëzohet deri te Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, për të shpallur publikisht dhe në mënyrë transparente të atyre që nuk kanë paguar, në ditën e parë pune të vitit 2021.

Marketing