Selami: Investime në infrastrukturë në mbi 50 fshatra

Mbi 10 milionë euro nga fondet IPARD janë planifikuar për t’iu ndarë komunave rurale për projekte kapitale infrastrukturore gjatë këtij viti.

Marketing

Zv.drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare të zhvillimit Rural, Abdulselam Selami, shprehet se këto mjete janë të dedikuara për investime në infrastrukturë rrugore, ujësjellës, kanalizim dhe qendra rekreativo-sportive.

“Jemi në përgatitje të masës së re, e cila deri tash është realizuar nga fondet nacionale për investime kapitale tani do të kaloj në IPARD fondet europiane. Planiufikojmë buxhet mbi 10 milionë euro. Kemi projekte shumë nga komunat shqiptare duke filluar nga Struga deri në Likovë, mbi 50 fshatra do bëhen me infraskutur rrugore, kanalizime, ujësjellës”, u shpreh zv/drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare të zhvillimit Rural, Abdulselam Selami.

Zgjedhjet e parakohshme padyshim janë një pengesë për investimet nga fondet nacionale por se për projektet në kuadër të programit IPARD, nuk paraqesin asnjë pengesë, thotë Selami.

“Zgjedhjet realisht duke e parë edhe në ekonominë direkte ndikojnë të gjitha sferat. Shpresojmë tek IPARD, nuk do të ketë pengesa për shkak se të gjithë ato që veçmë kanë fituar apo kanë vendime për ta filluar dhe për ta realizuar nuk do të kenë pengesa”, theksoi Selami.

Selami iu bëri thirrje komunave shqiptare që të përgatisin dokumentacionet e nevojshme për të fituar projekte të cilat i kontribuojnë modernizimit dhe lehtësimit të jetës së banorëve në këta zona.

Marketing