Selami: Jemi përgatitur që njerëzve mos t’ua dërgojmë virusin në shtëpi, por lajmin e mirë se pas 20 viteve po kryejmë regjistrimin

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami përkujtoi edhe njëherë në “Rruga drejt…” se Qeveria me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) ka përgatitur një protokoll për zbatimin e procesit të regjistrimit. Selami më tej u shpreh i vetëdijshëm për frikën e qytetarëve nga infektimet eventuale gjatë regjistrimit, po siguroi se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në bazë të protokollit që qytetarëve të mos ua dërgojnë virusin në shtëpi, por lajmin e mirë se pas 20 vitesh po kryhet procesi i regjistrimit,

Marketing

“Ekziston frika, që ndoshta edhe është e kuptueshme, frika nga pandemia dhe nga infektimi eventual i qytetarëve. Mirëpo duhet qytetarët të dinë se me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria ka miratuar një protokoll i cili parasheh të gjitha hapat, të gjitha masat dhe aktivitetet që duhet ndërmarr nga ana e regjistruesve gjatë zbatimit të regjistrimit. Më mirë që të sigurohet, pikësëpari shëndeti i regjistruesve e mandej edhe shëndeti i qytetarëve nëpër shtëpi, atje ku do të shkojnë regjistruesit, derë më derë. Që do të thotë se në përgjithësi janë ndërmarrë të gjitha masat, që të ketë një sigurim të padëmshëm dhe pa pasoja për qytetarët. Unë e them që pas 20 viteve ne kemi punuar që të respektojmë protokollet në mënyrë që kur të vëmë nëpër shtëpi të qytetarëve mos ju dërgojmë virusin, por t’ju dërgojmë lajmin e mirë që pas 20 vitesh po bëjmë regjistrimin”, tha Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror për Statistika

Marketing