Selami: Kemi rritje të të ardhurave në 4 muajt e fundit të vitit 2021, në krahasim me muajt e njëjtë të vitit 2020!

Zëv. Drejtori i të ardhurave publike Abdul-Selam Selami, njofton qytetarët se gjatë 4 muajve të fundit kemi rritje të të ardhurave në krahasim me muajt e njëjtë të vitit të kaluar.
Shuma e të ardhurave të paguara për muajin prill të vitit 2021 është 8,806,816,810 denarë, për 19,16% më e lartë në raport me planin për 2021, respektivisht për 57,84% në krahasim me muajin prill të vitit 2020.
Gjithashtu ka rritje tek TVSH për 32,50% në raport me planin vjetor të vitit 2021, ndërsa 97,42% në krahasim me Prill të vitit 2020 dhe 8,63% tek Tatimi i të ardhurave personale në raport me planin e vitit 2021, respektivisht 23,50 në krahasim me muajin prill të vitit 2020.
Edhepse jemi ende në fazën e luftës me krizën ekonomike-shëndetësore të shkaktuar nga COVID- 19, na gëzon fakti se në mënyrë efikase është menaxhuar situata dhe ne si DAP do të vazhdojmë të jemi transparentë në këte drejtim.

Marketing
Marketing