Selami: Lufta kundër Korrupcionit dhe Krimit, një ndër synimet tona të përbashkëta ndërinstitucionale të Qeverisë së RMV

Zv/drejtori i DAP- Abdul-Selam Selami së bashku me me drejtoreshën Sanja Llukarevska realizuan takim pune me z.Ljupço Nikollovski Zv/Kryeministër në Qeverinë e RMV-së për luftë kundër krimit dhe korrupcionit.
Nga takimi në mes tjerash u konkludua se bashkëpunimi mes dy institucioneve duhet të vazhdojë edhe më intenzivisht, me qëllim që të shqyrtohen dhe krijohen mekanizma shtesë për parandalimin e ashpër të korrupcionit nē vend.
‘Në takim gjithashtu u bisedua edhe për tema tjera tē lidhura ngushtë me Ekonominë e përhimtë dhe Luftën kundër krimit të organizuar. Duke vendosur mekanizma shtesë dhe bashkëpunim të ngushtë mes dy institucioneve, gjithashtu do të kyçen edhe organet tjera hetuese pêr parandalimin e këtyre dukurive, me qëllim të kthimit të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve tē shtetit. Një nga strategjitë e veprimit do të jenë edhe grupet e punës të formuara nga institucionet, me qëllim të shkëmbimit të ideve dhe përvojave të deritanishme, por edhe rritjen e numrit të inspektorëve në DAP.
Kjo qeveri do të vazhdojë të veprojē intensivisht në krijimin e parakushteve për trajtim tē barabartë para Ligjit.
Ajo që gjithashtu u përmend në këtë takim ishte edhe krijimi i kushteve bashkēkohore, që do tē thotë modernizim të IT Sektorit dhe digjitalizim të shërbimeve, duke thithur fonde nga BE të cilët mundësojnë grante të tilla.
Me z.Nikollovskin u ndamë nga takimi duke garantuar se bashkëpunimi mes dy institucioneve përkatëse do të vazhdojë me hapa edhe më konkrete dhe intenzive- thotë Selami.
Marketing