Selami: Mbi 50 miijë punëtorë kanë marrë rroga nga mbështetja financiare

ZV/drejtori i DAP Abdulselam Selami raporton për pagesë të rrogave të punëtorëve nga mbëstetja financiare për muajt shkurt dhe mars. Mbi 50 mijë punëtorë janë përfshirë në muajin shkurt!

Marketing

Sipas të dhënave që DAP ka shpalosur për opinionin, për mbështetje financiare për pagesë të rrogave të të punësuarve, gjithsej janë miratuar 12 626 për muajin shkurt, ndërsa 12 234 për muajin mars të vitit 2021. Numri i kompanive që kanë siguruar rroga për të punësuarit është 11 000 për muajin shkurt dhe 10 464 kompani për muajin mars. Gjithsej për muajin shkurt janë përfshirë 50 940 punëtorë, respektivisht 48 029 punëtorë për muajin mars. Shuma totale e mbështetjes financiare për muajin shkurt është 810 790 253 denarë dhe 759 464 533 denarë për muajin mars.

Marketing