Selami: Misioni i kryer me sukses Kryetar Ali Ahmeti

Zëvendës drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Abdul-Selam Selami njofton për misionin e kryer sa i përket projekteve infrastrukturore në 50 fshatra shqiptare. Sipas tij hisja në këto vendbanime është ndarë në mënyrë proporcionale.

Marketing

“Misioni i kryer me sukses Kryetar #AliAhmeti !
Për 50 fshatra shqiptarë gati se jemi në mbarim të projekteve infrastrukturore.
Hisen tonë nga buxheti në të mirë të vendbanimeve shqiptare e kemi ndarë drejt !
Ashtu siç më mësove të jem i drejt për të gjithë pa marrë parasysh ngjyrës partiake , pa asnjëfarë selektimi për gjitha Komunat shqiptare e kemi ndarë hisen proporcionalisht !
Si për Strugën ashtu për Bogovinën !
Si për Likovën ashtu për Vrapçishtën !
Si për Tetovën ashtu për Studeniçanin !
Si për Kërçovën ashtu për Zhelinën !
U tha u bë !, thekson Selami.

Marketing