Zëvendës drejtori i Entit të Statistikës, Ilmi Selami në emisionin e sontëm “Rruga drejt…” u shpreh se politizimi i procesit të regjistrimi si proces statistikor, ndodh në vendet apo shoqëritë multietnike, siç është republika e Maqedonisë së Veriut, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe të tjera.

“Regjistrimi është operacion puro statistikor, operacion më i gjerë frontal që zhvillohet në teren dhe si i tillë edhe duhet të jetë, është dhe duhet të jetë. Çështja pse politizohet çështja e regjistrimit është një çështje që duhet të diskutohet, sidomos në shoqëritë multietnike, në shtetet multietnike siç është Maqedonia, në rast se flasim në Ballkan, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi e kështu me radhë, gjithmonë kur flitet për regjistrimin edhe bëhet politizimi. Mjeshtëria e çdo shteti është që të bëj ndarjen sa më të dukshme mes regjistrimi si operacion statistikor dhe regjistrimit si operacion ku edhe politika ka futur gishtat e saj”, tha Ilmi Selami, zv. Drejtor i Entit të Statistikës.