Selami: Nuk kemi nevojë për përçarje, të vazhdojmë të bashkuar ta regjistrojmë diasporën

“Dje dhe sot, vërehet reagim i organizuar partiak nga partitë opozitare shqiptare në apelet dhe çdo postim që bëj lidhur me regjistrimin e Diasporës. Merrni dhe analizoni, shihni kush janë personat që reagojnë dhe shpejtë do të vini në përfundim për këtë.
Andaj lutem shumë, leni këto praktika të panevojshme, shmanguni nga to sepse po bëni hutim shtesë dhe po futni krimbin e përçarjes. KEMI NEVOJË TË VAZHDOJMË TË BASHKUAR QË T’A REGJISTROJMË DIASPORËN!”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, zëvendësdrejtoi i Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami, i cili njëherit shpreson që ky apel i tij të mirëkuptohet dhe të veprohet me ndërgjegje!

Marketing
Marketing