Selami: Pagesat e rrogave nga mbështetja financiare, në mënyrë elektronike

Zv/ dtejtori i DAP-it Abdul-Selam Selami njofton se kërkesa për mbështetje financiare për pagesë të rrogave për muajt shkurt dhe mars të vitit 2021 dorëzohet në mënyrë elektronike përmes sistemit e-Tatimet, për çdo muaj ndaras, shkruan Aktuale.mk.
Ja postimi i tij i plotë:
➡️DAP konfirmon kërkesën e kompletuar pas së cilës punëdhënësi plotëson llogarritjen MPIN në të cilën vendos shifrën 5002 për punëtorët për te cilët kërkon mbështetje financiare.
➡️Pas përpunimit të llogarritjes DAP informon punëdhënësin për përmbushjen e kushteve dhe shumën e mbështetjes financiare.
➡️Varësisht nga ulja e të ardhurave, mbështetja financiare është 14.500 denarë për të punësuar për ulje të të ardhurave prej 30% deri më 40%, respektivisht 21.776 denarë për të punësuar për ulje të të ardhurave mbi 80%.
📌Formularët për mbështetje financiare mund të dorëzohen pas shpalljes së tyre në Gaz.Zyrtare të RMV.

Marketing
Marketing