Në organizim të shoqatave bujqësore  „Qyteti i bletëve“ dhe „Mjalti i Pollogut“, mbrëmë në Tetovë është mbajtur sesioni informativ për masë 113- BUJK I RI, informon Aktuale.mk

Në takim preyent ishin sekretari shtetlror në Ministrinë e bujqësisë Nefrus Çeliku, ministri Hisen Xhemaili dhe Zv.Drejtor në Agjencinë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abdul-selam Selami.

-Masat të ilat i miraton Qeveria janë në interes të zhvillimit më të lartë të prodhimit bujqësor, Përveç subvencioneve të rregullta, këto ditë aktual është edhe thirja për masën 113 me të cilën bujqit kanë mundësi të aplikojnë dhe shfrytëzojnë 20.000 euro mbështetje shtetërore- theksoi Selami

Numri më i madh i të pranishëm në takim ishin bujq të ciliët merren me bletari  dhe pikërisht pyetjet e tyre kishin të bëjnë me investimet në bletari.

Një ndër pyetjet e bujqëve ishte se a duhet të dorëzohet edhe fletëpronesia për objektin në të cilat do të vendosen maqinat për përpunimin dhe ruajtjen e prodhimeve bujqësore.

Ndërsa përgjigjja e autoriteteve ishte se nuk ka nevojë të dorëzohet fletlpronësi për objektet në të cilat do të vendosen paisjet.

Pyetjet e bujqëve kishin të bëjnë edhe për financimin, përkatësosht për shfytëzimin dhe aplikimin për 20,000 euro.

-Këta para janë për investim në prodhimtarinë bujqësore, nuk është i detyrueshëm të aplikoni për 20.000 euro mund të aplikoni për 5000 aq sa ju nevojiten për nje investim konkret të juajin – deklaroi përfaqësuesi i Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Sekretari shetëor në Ministrinë  bujqësisë Nefrus Çeliku edhe një herë e potencoi rëndësinë e këtyre takimeve.

-Interesimi i madh për info sesionin tregon se bletarët janë investitorë serioz dhe se kjo degë e bujqësisë po shënon zhvillim të lartë– deklaroi Çeliku

Thirja për masën 113 është i hapur deri me datë 10-të mars