Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami paralajmëron se së shpejti përfundojmë punimet për rrugën Koliçan i Epërm – Uji i Kuq në gjatësi prej 3 km.

Projekti kap vlerën prej 15 milion denarë, mjete të siguruara nga Agjensioni për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural.

“Edhe pak ka mbetur deri në përfundim të rrugës të shumëpritur nga gjenerata !
Pas 70 viteve bëhet realitet rruga Koliçan i Epërm- Uji i Kuq !
#KarshiakaPondryshon
#TurizminëKitkRealitet”, ka shkruar Selami në rrjetin social facebook.