Selami porosi opozitës shqiptare: Mos hudhni gurë në bunarin në të cilin pimë të gjithë ujë!

Zv/drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Ilmi Selami përmes një statusi në fejsbuk i kurndërpërgjigjet  deputetit të opozitës shqiptare ASH-AA Skender Rexhepi  i cili akuzon pushtetin për siç thotë nisjen e  manipulimeve të   procesit të regjistrimit nga burgu i Idrizovës. Selami , pohimet e Rexhepit i hedh poshtë në mënyrë kategorike!
Ja postimi i plotë i Ilmi Selamit:
I dashur Deputet, Skender Rexhepi
Nuk kam kohë për shkrime e epitafe politike sepse kemi shum punë dhe jam në mungesë kohe.
Andaj të lutem, ta keni parasyshë ndjesinë e procesit dhe momentit kur reagoni kêshtu në mënyrë paushale sepse me apo pa dashje i bëni dêm të panevojshëm procesit.
Regjistrues shqiptar në regjistrimin e të burgosurve ka patur dhe madje ka qenë kryesori. Nëse do të informohesh, sigurisht se mund t’ia mësosh edhe emrin, por natyrisht, çështja është nëse do të informohesh apo jo. Mbase, nëse do të informohesh, para se të kishe reaguar në publik, do të më kishe marë në telefon dhe sigurisht se do të të kisha informuar për gjithë këtë dhe kështu polemikat e panevojshme në opinion do ti kishim evituar.
Të lutem shum ty dhe të tjerëve, mos hudhni gurë në bunarin në të cilin pimë të gjithë ujë.
Jemi dhënë sinqerisht me gjithë qenien tonë në këtë punë, andaj dijeni se jemi shum të ndjeshëm në të pavërtetat apo spinet që mund të na hudhen me pa të drejtë. Tjera herë do të jemi shum më të ashpër në reagime sepse këtë proces e llogarisim si një foshnje që duam ta ruajmë nga çdo rrezik edhe më i vogël qoftë.
Natyrisht që kritikat, sygjerimet dhe mendimet e ndryshme janë të mirëseardhura por jo edhe insinuatat që nuk mbajnë.
Me respekt,
Ilmi Selami
Me bashkëpunëtorët e Entit shtetëror për statistika
Marketing