SELAMI: PROCESI I REGJISTRIMIT, LARG POLITIKËS

Zv. Drejtori I Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami apelon që regjistrimi I popullsisë të mos politizohet sepse, sic thotë ai, ky operacion është statistikor dhe duhet qëndruar larg duarve të politikës.

Marketing

Zv. Drejtori I Entit Shtetëror të Statistikave, Ilmi Selami, në një intervistë për emisionin “99 Minuta” në Klan Maqedoni, thotë se qytetarët nuk duhet të kenë frikë sa I përket regjistrimit, sepse, gjatë këtij procesi do të regjistrohen të gjithë qytetarët të cilët kanë shtetësi të RMV-së, por me grafa të vecanta, jetojnë në vend ose janë jashtë vendit për më shumë se një vit.

ILMI SELAMI- ZV/DREJTOR I ESHS-së

Në këtë regjistrim do regjistrohen të gjithë personat të cilët kanë nënstetësi, domethënë, të gjithë shtetasit e RMV-së, edhe ato që janë në RMV, që jetojnë aty në ditën e regjistrimit, gjatë periudhës së regjistrimit, edhe ato që janë jashtë shtetit, në diasporë ose me punë të përkohshme jashtë shtetit, natyrisht, grafat janë të vecanta, sepse duhet ditur sa popullatë kemi brenda shtetit dhe sa kemi jashtë shtetit, këto janë cështje të analizave të mëtutjeshme, por në numrin e të regjistruarëve do të jenë të gjithë nënshtetasit e RMV-së”

Selami, duke folur për historikun e regjistrimeve, thekson se gjatë nëntë regjistrimeve të kryera deri më tani, ka pasur paqartësi në numra, sidomos për shqiptarët, ku numri nga njëri regjistrim në tjetrin ka dalluar në mënyrë drastike. Por kësaj rradhe, sic thotë Selami, janë sjellur risi të cilat do të mundësojnë transparencë gjatë regjistrimit dhe siguri më të madhe të të dhënave personale.

ILMI SELAMI – Zv/DREJTOR I ESHS-së

Parashihet që të gjitha këto padrejtësi të tejkalohen dhe në fakt të bëhet një pasqyrim, një fotografi reale e të gjithë banorëve ose nënshtetasve në RMV… gjatë zbatimit të regjistrimit, nënshkrimi I drejtorit, që është risia e dytë, bashkë me nënshkrimin tim, janë të lidhur, asgjë nuk mund të kalojë pa nënshkrimin e këtyre dy personave, edhe një nga risitë, do të ketë grafë për etnitet.”

Selami thekson se kërkesat e opozitës për ta shtyrë regjistrimin, si për shkak të pandemisë ashtu edhe për kërkesat e vecanta janë të pabaza dhe të njëjtat jepen vetëm për të mos u miratuar ligji, shton Selami. Sa I përket diasporës, kësaj rradhe do të kenë disa mundësi të regjistrohen, me prezencë fizike, përmes sistemit online ose përmes familjarëve të cilët japin të dhëna për personat që jetojnë jashtë vendit, thotë Zv/Drejtori I Entit Shtetëror për Statistika Ilmi Selami. /KlanMacedoni

Marketing