Selami: Publikohet shpallja publike për kërkesat për shfrytëzim të mjeteve nga Programa për mbështetje financiare në zhvillimin rural për vitin 2019

Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, sot e publikoi Shpalljen publike nr. 07/2019 për parashtrim të kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga Programa për mbështetje financiare në zhvillimin rural për vitin 2019
☑️Lëndë e kësaj shpallje është shpërndarja e mbështetjes financiare për masën 115 – “Anëtar aktiv femër në amvisërinë bujqësore”, ku vlera maksimale e shpenzimeve të pranueshme për shfrytëzues është 180.000,00 denarë.
☑️Të drejtë në shfrytëzim të mjeteve kanë ekonomitë bujqësore bartës i të cilave është grua, të regjistruar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore në Ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, në pajtim me Ligjin për bujqësi dhe zhvillimin rural.
☑️Kërkesat parashtrohen në formë elektronike pas regjistrimit të realizuar në e-baranje.ipardpa.gov.mk.
☑️Kërkuesit e mbështetjes financiare është e nevojshme të krijojnë kërkesë elektronike për mbështetjen financiare me të dhëna për lokacionin e investimit, të dhënat për investimin dhe në mënyrë elektronike të bashkëngjitin dokumentet e duhura të parapara për masën 115.
☑️Pas aplikimit elektronik, dokumentet e nevojshme duhet te dorzohen ne arhivin e Agjencisë çdo dit pune deri në afatin përfundimtar për parashtrim të kërkesave.
☑️Afati i fundit për parashtrim të kërkesave është 26.12.2019.
☑️Udhëzues për shfrytëzuesit dhe informata më të hollësishme rreth mënyrës së aplimit mund të kontaktoni në nr.telefonit (02) 3097-460, në e-mail adresën [email protected] dhe ueb-faqen www.ipardpa.gov.mk.

Marketing
Marketing