Selami sjell një lajm të mirë për prodhuesit e qumshtit

Zv/ drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural Abdulselam Selami ka bërë të ditur sot se Agjencia brenda një dite, pa selektim në llogaritë e 7,877 fermerëve që i plotsojnë kriteret për pëfitim të ndihmës financiare, pagoi 222 milion denarë për subvencione të fazës së tretë të qumështit të prodhuar dhe dorëzuar, përkatësisht, qumësht të dorëzuar tek kapacitetet e përpunimit në periudhën nga muaji maj deri në shtator të vitit 2018.
⏺️Me këtë pagesë, kompletohet pagesa e fazës së parë, të dytë dhe të tretë e subvencioneve të qumështit të dorzuar gjat vitit të kaluar. Deri më tani, për të tre fazat nga Programi i Mbështetjes Financiare për vitin 2018, janë paguar 476 milion denarë, për subvencione për qumështin e lopës 3.5 denarë për litër, si dhe për subvencione për qumështin e dhisë dhe të deles, 4,5 denarë për litër.
⏺️Që nga fillimi i mandatit të saj deri më sot, Qeveria e tashme ka paguar gjithsej 3️⃣3️⃣1️⃣ milion euro ndihmë financiare sektorit të agrobiznesit, duke dëshmuar se ne jemi plotësisht të përkushtuar për modernizimin, zhvillimin dhe mbështetjen e bujqësisë sonë-thotë Selami.

Marketing

Marketing