Selami: Sot për 15.784 persona u paguan subvencionet për vreshta

Zv.drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare të zhvillimit Rural, Abdulselam Selami,ka njoftuar se sot janë paguar subvencionet për vreshtarët,respektivisht Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, sot në llogaritë e 15.784 subjekteve ka paguar 582,841.911,00 milion denarë për vreshtarët.

Marketing

Bëhet fjalë për pagesë nën masën 1.11 Pagesa direkte për mirëmbajtjen e vreshtave.
🔴Përfituesit e kësaj ndihme financiare janë ekonomitë bujqësore që kanë minimum 0.2 hektarë vreshta dhe që i kanë të regjistruara në regjistin e vetëm të ekonomive bujqësore.
🔴Më sakt bëhet fjalë për pagesë të mjeteve për ata aplikantë të cilët kanë dorzuar kërkesë për financim nga Programa për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2019 dhe kanë fituar të drejtë ligjore për këtë mbështetje financiare.
🔴Praktika e pagesës në kohë dhe selektive të subvencioneve vazhdon. Paratë për subvencione bujqësore paguhen në një kohë kur fermerët kanë nevojë për më shumë mjete, pra para fillimit të korrjes së re-thotë Selami.

Marketing