Selami takim pune me ministrin Besimi: Më përkushtim dhe bashkëpunim drejt realizimit të planeve, në të mirë të qytetarëve dhe vendit

ZV/drejtor i Drejtorisë së të hyrave publike Abdulselam Selami zhvilloi takim pune me minsitrtin e financave Fatmir Besimin, ku në fokus ishte bashkëpunimi mes dy institucioneve,  të cilat janë të  lidhura njëra me tjetrën për realizimin e funksioneve të shtetit dhe buxhetit të shtetit në veçanti!
‘Është kënaqësi të bashkëbisedohet dhe bashkëpunohet me një njeri profesionist , siç është z.Fatmir Besimi, ministër aktual i Ministrisë së Financave të RMV-së.
Duke u nisur nga fakti se Drejtoria për të ardhurat publike është partner i sinçertë në zbatimin e normativave të dala nga Ministria e Financave dhe Qeverisë, sot në takimin e punës me z.Besimin kishim shumë tema për tē diskutuar, duke nisur nga ato të realizuarat dhe menaxhimi i suksesshëm i situatës së krizës së ndikuar nga pandemija COVID-19, si dhe planet dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm mes dy institucioneve.
Nē takimin me z. Besimin hapëm edhe temēn e avancimeve në Drejtorinë për të ardhurat publike si dhe për punësime të reja për të cilat kemi nevojë duke e njohur punën e madhe që përfshin ky institucion.
Ministrit Besimi ia shpreha optimizmin tonë, të drejtoreshës Llukarevska dhe unë si zëv.drejtor, për mbështetjen maksimale të Ministrisë së financave për avancimet, sepse DAP ka kuadër profesionist tash më me përvojë të madhe, që me përkushtim ju ballafaqohen sfidave dhe me sukses realizojnë detyrat, për të cilat meritojnë dhe avancimet.Nga takimi miqësor u ndamë me konstatimin se vetëm të përkushtuar dhe me bashkëpunim të sinqertë mundemi ti realizojmë planet në të mirë të qytetarëve dhe vendit’ -thotë Selami.
Marketing