Selami takon Arifin: Bashkëpunimi mes Institucioneve qendrore dhe ato lokale, mund të sjellin fryte për zhvilimin e komunave

Zv/ drejtori i Drejtorisë për të ardhura publike Abdulselam Selami ka nisur  takimet e njëpasnjëshme me krerët e Komunave, për të përforcuar bashkëpunimin mes institucioneve relevante, të cilat  me hapa konkrete do të kontribuojnë në zhvillimin e komunave dhe mbushjen e arkave komunale.
‘Sot, takimin e parë si zëv.drejtor i DAP, e realizova në Komunën e Tetovës, me të parën e kësaj komune, zonjën Teuta Arifi.
Një takim shumë miqësor, konstruktiv me pika të konkretizuara, me theks të veçantë për tatimet si një ndër burimet e finansimit të Komunave.
Kjo do të thotë, nëse secili obligues realizon pagesën e tatimeve, atëherë do të kemi më shumë mjete në arkat komunale dhe jipet mundësia për të investuar dhe punuar për mirëqenie më të mirë të qytetarëve.
Pra, më shumë projekte infrastrukturore si në vendet urbane, ashtu edhe në vendet rurale, mundësi për të investuar në përmirësimin e kushteve në shkolla, çerdhe, spitale, salla sportive dhe gjithçka që qytetarët kanë nevojë për një standart më të lartë jetësor.
Në këtë gjendje krize me pandeminë dhe ekonominë që po ballafaqohet jo vetëm vendi jonë, por edhe e gjithë bota, konstatuam se duhet të jemi të kujdesshëm në çdo pikë, me të vetmin qëllim që bashkë dhe pa dëme serioze të tejkalojmë këtë sfidë që po na tangon të gjithëve- thotë Selami.