Selami takon homologët kosovarë, flasin për thellimin e bashkëpunimit në bujqësi

Zv. Drejtori në Agjencionin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abduselam Selami sot ka pritur në takim përfaqësues të Ministrisë së bujqësisë së Republikës së Kosovës.

Marketing

Në takim janë shkëmbyer ide dhe plane për bashkëpunim të ndërsjellë në sektorin e bujqësisë.

“Sot, kam pritur në takim një delegacion nga Ministria e bujqësisë së Republikës së Kosovës në kuadër të të cilit ishin dhe disa fermer. Në bisedë e sipër, së bashku kemi ndarë idetë dhe kemi hartuar planet për një të ardhme më të shëndoshë dhe bashkëpunim më të frytshëm në sektorin tonë jo vetëm mes dy vendeve por edhe më gjerë në rajon.”, ka shkruar Selami në facebook.

Marketing