Selami:10 milion euro në vit mund të donohen për subjektet sportive përmes masës sistemi-vauçer

10 milion euro në vit mund të donohen për subjektet sportive përmes masës sistemi-vauçer

Marketing

☑ Procedura është tërësisht elektronike dhe realizohet nëpërmjet sistemit elektronik të DAP, e-tatime.

➡️Kompania e cila donon në sport, i ulet tatimi i përllogaritur i fitimit për shumën e mjeteve të donuara, por më së shumti deri më 50% nga tatimi i përllogaritur, në bazë të vauçerit që jipet nga Agjencia për Rini dhe Sport.

➡️ Një kompani mund të donojë në një subjekt sportiv nga të gjitha llojet e sporteve, ndërsa me lëshime mund të donojë edhe në dy subjekte sportive nga i njëjti lloj i sportit, vetëm nëse njëri subjekt është federatë nacionale e sportit, ndërsa subjekti tjetër i sportit është klub i sportit apo sportist aktiv i cili garron në sport individual.

☑Në vitin 2019 përmes kësaj mase në sport janë donuar 8 milion euro, ndërsa në vitin 2020 8,9 milion euro.