Selami:U paguan subvencionet për kulturat bimore në llogaritë e 23,108 subjekteve në shumë totale prej 376,122,517,00 denarë

Zëvendësdrejtori i agjensionit për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Abdul-Selam Selami ka njoftuar se janë paguar subvencionet për kulturat bimore në llogaritë e 23,108 subjekteve në shumë totale prej 376,122,517,00 denarë

Marketing

➡Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka paguar sot subvencione për kultivuesit e bimëve.
Bëhet fjalë për pagesë për nën masën 1.1 Pagesa direkte për sipërfaqe të punueshme për të gjitha kulturat, përveç duhanit. Përfituesit e kësaj ndihme financiare janë ekonomitë bujqësore që në prodhimin 2018 – 2019 kanë mbjellë dhe korrur sipërfaqe bujqësore me: grurë, elb, misër, thekër, tërshërë, oriz, triticale, hikërror, sojë dhe luledielli.

➡Bëhet fjalë për pagesë të mjeteve për ata aplikantë që kanë dorzuar kërkesë për financim nga Programa për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2019 dhe kanë pasur të drejtë ligjore për këtë mbështetje financiare.

➡Pa seleksionim dhe në një ditë në llogaritë e 23.108 subjekteve kemi paguar 376,122,517.00 denarë. Me këtë tregojmë se brenda një dite dhe pa asnjë seleksionim, paguhen të gjithë ata që kultivojn kultura bimore.

➡Kjo qeveri ka paguar 341.5 milion euro nën Programin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që nga fillimi i saj.

➡MBPEU dhe Agjencia vazhdojmë praktikën e pagesës në kohë të ndihmës financiare në bujqësi edhe në periudhën e ardhshme- thotë Selami.

Marketing