Selektori i Belgjikës zbulon nëse Januzaj do të mungojë në Botëror

Roberto Martinez ka reaguar pas spekulimeve se Adnan Januzaj do të mungojë te ekipi i Belgjikës në Kampionatin botëror në Rusi.

Marketing

Ndaj një raporti të televizionit publik që aksidentalisht kishte zbuluar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e Belgjikës për Botërorin që mbahet në Rusi, raporton Sky Sports.

“Nuk ka asnjë të vërtetë prapa atij raporti”, ka thënë Martinezi.

“A ka listë? Jo. Është pak zhgënjyese sepse informacioni shkoi te fansat, te familjet e lojtarëve dhe te njerëzit që e meritojnë të vërtetën”, shtoi ai.

“Është e lehtë të mohosh një lajm të tillë. Nuk është punë e një detektivi privat. Të gjithë e dinë se ditët e ardhshme janë vendimtare për të marrë informatat mjekësore për disa lojtarë. Ka shumë detaje që ndikojnë në listën e 23 lojtarëve. Është e rëndësishme që të punojmë së bashku”, ka thënë veç të tjerash Martinez.

Marketing