Selfie dhe darka me miqtë! Zbulohen fotografi “ndryshe” të Meghan Markle-it

Së fundmi, “The Sun” ka publikuar disa fotografi të ish-dukeshës, Meghan Markle, ku 38-vjeçarja shfaqet duke pozuar në tapetin e kuq ose në selfie të ndryshme me aktorë të tjerë apo miq, poza këto ndryshe nga ç’jemi mësuar me formatin mbretëror.

Marketing

Meghan dhe i shoqi, princi Harry janë zhvendosur së fundmi në Kanada, fill pas vendimit të tyre për të hequr dorë nga titujt mbretërorë.

Ndonëse llogaria e saj në Instagram u fshi dy vite më parë, sapo çifti bëri publik fejesën, disa nga fotografitë e saj kanë mbetur ende në platformën në fjalë. Shfletoni galerinë për të mësuar më shumë rreth jetës parambretërore të Meghan Markle-it.