Selia e NATO-s pritet të emërohet “John McCain”

Ish-sekretarët e përgjithshëm të NATO-s po mbështesin propozimin për selinë ushtarake në Bruksel që të emërohet në emrin e senatorit të ndjerë, John McCain.

Anders Fogh Rasmussen, Lord Robertson i Port Ellen-it dhe Havier Solana po mbështesin të gjithë këtë ide.

Sekretari i Përgjithshëm i tanishëm, Toomas Hendrik Ilves thotë se propozimi do të studiohet me kujdes, duke shtuar se ai kishte respekt të madh për senatorin e ndjerë.

“Nuk ka gjë më të mirë se emërtimi i selisë së NATO-s, ndërtesës së re, në emrin e njeriut që ka bërë më shumë për NATO-n se sa kushdo që mund të mendoj që nga rënia e Murit”, tha ish-presidenti i Estonisë.

McCain bëri vizita të shpeshta në vendet anëtare të NATO-s gjatë gjithë karrierës së tij politike dhe shpesh kritikoi aktivitetet e Rusisë, të cilat dukeshin sikur minonin aleancën.

Ai gjithashtu shprehu pakënaqësi me trajtimin e Presidentit Donald Trump të marrëdhënieve të Amerikës me NATO-n.
John McCain vdiq më 25 gusht të këtij viti në moshën 81-vjeçare pasi ishte diagnostifikuar me tumor në tru.