Selimi ia kujton Gashit akuzat për shpërdorime në Ministrinë e Kulturës

Analisti Sefer Selimi në emisionin ClickPlus ia ka kujtuar liderit të Alternativës, Afrim Gashi akuzat që po bëhen në publik, se ish ministri nga radhët e partisë së tij, ka bërë shpërdorime në Ministrinë e Kulturës.

Marketing

Por, Gashi mohon se bëhet fjalë për shpërdorime. Thotë se me akuzat po bëhet politikë.

Afrim Gashi: Ajo akuzë që bëhet tani, është se ministri Asaf Ademi dhe Hysni Ismaili i kanë ndarë 40% të buxhetit për kulturës shqiptare.
Sefer Selimi: Për cilët shqiptarë? Sepse edhe këtu ka akuzë se janë ndarë për anëtarë të partisë suaj.
Afrim Gashi: Aspak nuk është e vërtetë.

Marketing